Kryeministri, Albin Kurti, duke folur për Urën mbi Ibër, në Mitrovicë ka thënë se është çështje e Kosovës dhe se është përmbyllur në vitin 2016-2017 sa i përket Brukselit. Ai ka deklaruar se fillimisht duhet të pritet raporti për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit. Ne nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë, pastaj e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura dhe marrim vendim.Gani Koci: Ku ishit më herët, ju të Vetëvendosjes, po tani në fund të mandatit, sërish për fushatë po kërkoni, drejtësi për Astrit Deharin
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …