Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, derisa vizitonte varrezat e martirëve të lirisë, u përballë me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit, Bahrije Hoti e cila iu drejtua me fjalët: “Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, nga sakrifica e këtyre dëshmorëve, që më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo. Albin Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”. Ajo sërish ka insistuar duke i treguar Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve. “E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, ka thënë motra e dëshmorit, të cilën e ka shkarkuar nga posti, ministrja, Donika Shvarc.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …