Albin Kurti: Ta duash bashkimin kombëtar, nuk do të thotë ta urresh tjetrin

Me  brohoritje të pandërprera është pritur dalja dhe fjalimi i deputetit  Albin Kurti, në tubimin e sotëm të opozitës në Prishtinë, në momentin  kur  iu ka drejtuar qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kurti ka thënë se edhe kësaj here shqiptarët i ka bashkuar Nëntori i Skënderbeut, i Ismail Qemalit dhe i Adem Jasharit. “Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, derisa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit. Bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian. Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, duke bërë me faj  qeverinë që këtë ndarje përmes “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën. “Kundër bashkimit me Shqipërinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincialste politike në pushtet”, ka thënë Kurti. Qeveria e ka bërë 28 Nëntorin festë të rendit të dytë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit nga koha e UNMIK-ut. Kurti ka  folur edhe për arrestimin e Donika Kadaj Bujupit, duke saktësuar se  “ajo është e burgosur politike, e burgosur nga pushteti sepse e do Kosovën Republikë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti vazhdon t’i bëjë thirrje diasporës për të ardhur për votime

Gjatë ditës së sotme, kryeministri, Albin Kurti qëndroi në Mitrovicë për të folur për synimet …