Albin Kurti takon përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, norvegjezin Arne Sannes Bjørnstad

Albin Kurti takon përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, norvegjezin Arne Sannes Bjørnstad

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. Në një komunikatë nga Vetëvendosje thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi. “Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale”, thuhet në njoftim.  Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti ka thënë se duhet të nxjerrin mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …