Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i pakënaqur edhe me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës. “Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep. Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë që kjo të mos vazhdojë kështu, aq më tepër kur dihet se nuk është duke përfituar shteti, se sa është duke përfituar një privat”, është shprehur Kurti.
