Albin Kurti

Albin Kurti: Do të kishim bërë gabim nëse nuk do të kishim vepruar në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se veprimet nga deputetët e opozitës  në Kuvend ishin të drejta, ishin në fushëveprimin si deputetë. “Ne kishim të drejtë në veprimet tona. Do të bënim gabim nëse nuk do të vepronim. Vepra për të cilën akuzohemi, nuk është vepër penale, sepse veprimet janë ndërmarrë sipas fushëveprimit tonë si deputetë”, ka thënë Kurti Kurti ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shumë nene të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i kishte gjetur në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe raportin e komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Në fjalën e tij, Kurti është ndërprerë nga kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, kur ka folur për sipas tij anshmërinë e procesit, orientimin e dëshmitarëve, dhe kur ia ka përmendur një postim të gjyqtarit Kalludra, ku gjendej edhe një thënie e Hitlerit. “Ky nuk është gjykim, por është paragjykim”, ka thënë deputeti i akuzuar Kurti, duke përmendur se nuk është vërtetuar përbërja e gazit të përdorur. Kurti dhe tre deputetë të tjerë të Vetëvendosjes po akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi, ka kërkuar dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të pandehurit të dënohen sipas ligjeve në fuqi. Sipas tij  dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera e tregojnë se të dyshuarit e kanë kryer veprën. Ndërsa Hedije Ademi, avokatja e Albi Kuriti, ka thënë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me bindje politike. Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se Albin Kurti, ka kryer veprën penale që i vihet në barrë. Ajo ka kërkuar që Albin Kurti të shpallet i pafajshëm e po ashtu ka kërkuar qe t’i ndërpritet masa e paraburgimit, pasi që tash e tutje edhe mos prezenca e tij në seancë nuk e pengon procedurën penale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …