Kryeministri, Kurti, ka folur edhe për numrin e madh të të rinjve që po vazhdojnë të ikin nga vendi edhe 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë, dhe një vit pas qeverisjes së tij. Sipas tij në Kosovë ka vende pune, por shumë të rinj nuk po arrijnë të gjejnë punë në profesionet e tyre. Përveçse papunësia që është problem tejet i madh në Kosovë, është problem i madh edhe pamundësia e punësimit në profesion, një numër i konsiderueshëm i të rinjve tanë që po migrojnë nuk është se nuk kanë vend pune, por nuk kanë vend pune në profesionet e tyre, ka thënë Kurti, por nuk ka dhënë asnjë shembull konkret dhe nuk ka prezantuar asnjë analizë apo statistikë për të arsyetuar komentet e tij. Po kështu as deputetët në Kuvend nuk kanë kërkuar konkretizim të arsyetimeve të tij të pavërteta dhe të paqëndrueshme lidhur me deklarimet se ka punë në Kosovë, por fakultetet paskan prodhuar kuadro me profesione për të cilat nuk ka nevojë Kosova.
