Albin Kurti thotë së më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të servohen marrëvshjet e gatshme

Albin Kurti thotë së më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të servohen marrëveshjet e gatshme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për herë të parë për ftesën që emisari special i SHBA-ve, Richard Grenell ua ka bërë Kosovës e Serbisë për takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Një rifillim i tillë i dialogut, sipas tij po i përshtatet Serbisë, madje edhe në kohë edhe në përmbajtje. “Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”, ka shkruar Kurti. Madje, ai një ftesë të tillë e ka quajtur takim njëditor ku do të servohen marrëvshjet e gatshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …