Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka thënë se më 6 tetor partia e tij do të fitojë ku ai do të bëhet kryeministër, ndërkaq Vjosa Osmani do të bëhet kryekuvendare. Kurti ka thënë se do të jetë një kryeministër i një qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna e Vetëvendosjes në legjislaturat 4,5,6. “Po është e vërtetë, si kryeministër nuk do ta dëshiroja ta shoh një opozitë, siç ishte Vetëvendosja dikur. Mirëpo as që do të ketë nevojë për një gjë të tillë”, ka deklaruar Kurti. Ai ka theksuar se prioritet mbi prioritet do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik me investime të përqendruara në gjenerimin e punësimit dhe luftimi i pabarazive.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …