Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar me sinqeritet se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Minishengenit Ballkanik, por me pak gjasa dhe një vendim i tillë do të bëhej me një vendim të kabinetit të tij qeveritar. Duhet ta diskutojmë në Qeverinë e Kosovës për çdo gjë. Duhet të presim dokumentacionin e kësaj ideje dhe jam që të zhvillojmë disa kontakte paraprake para se të ulemi në një takim të katërt. Apriori nuk është e mençur të them se nuk e pranoj, por nuk do të thotë se kam ndryshuar radikalisht. Nuk kemi parë shumë nga këto tri takime. Nëse ma mbush mendjen dhe qeverisë së Kosovës natyrisht se po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm të asaj se çfarë kanë bërë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …