Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur sot një konferencë ku para medieve ka folur për zhvillimet e fundit politike, konkretisht për përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se ai nuk e ka arsyetimin e kryetarit të vendit se pse po ia jep mandatin partisë së dytë. Sipas tij, kryetari i vendit me këtë rast ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe se ka shumë kohë sipas tij deri tek krijimi i qeverisë së re. Kurti ka folur edhe për kandidimin e Hotit për të parin e qeverisë, teksa ia numëroi votat e tha se nuk është as ndër 10 njerëzit më të votuar në Kosovë. Ai është pyetur për organizimin e protestave të paralajmëruara nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka thënë se nuk do t’i ndalojë dhe nuk do t’i ndalojë këto protesta, ani pse ato po bëhen në kohë pandemie.
