Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gratë janë më punëtore se burrat në luftë dhe më luftëtare në paqe prandaj iu duhet më shumë mbështetje. Në një aktivitet ku është diskuar programi i këtij lëvizje, Kurti ka folur për emancipim dhe barazi gjinore, duke thënë se është i lumtur që sot janë bashkë për ta theksuar kontributin dhe rëndësinë e grave për Kosovën. Kurti ka theksuar se nevojitet aktivizim i grave. “Ne themi le t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe të shkollojmë gratë aktive, ky është parakushti për përparim shoqëror”. Ai ka thënë se pabarazitë gjinore në shoqërinë dhe institucionet kosovare duhet kritikuar, kundërshtuar dhe luftuar. Po ashtu, Kurti ka folur edhe për korrupsionin duke shpalosur planin e tij në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …