Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Prishtina është kthyer në xhungël betoni. 46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi kroat Sreçko Horvat dhe shkrimtarja serbe, Sasha Savanoviq. Duke folur për ndërtimet pa leje, Kurti tha se në Prishtinë është “situatë e komplikuar”. Më tej, Albin Kurti theksoi se Vetëvendosja e ka luftuar “mafinë e ndërtimeve”, të cilën tha se nuk ka arritur ta shkatërrojë, por ka arritur ta zmbrapsë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …