Albin Kurti: Diasporën do ta integrojmë brenda shtetit të Kosovës

Albin Kurti, thotë se taksa ndaj mallrave serbe nuk do të ketë kuptim nëse vendoset reciprociteti i plotë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se taksa ndaj mallrave nga Serbia nuk do të ketë kuptim nëse vendoset reciprociteti i plotë. Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%,  por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, tha ai. Kurti ka thënë se do të merr vendime politike edhe për çështje ekonomike, por sipas tij asnjë vendim nuk do të merret pa konsultime me komunitetin e biznesit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …