Albin Kurti

Albin Kurti: Turqia, pas Gjermanisë dhe Anglisë, është vendi i tretë me radhë që investon më së shumti në Kosovë

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se problemi më i madh aktual për Kosovën në rajon është qëndrimi agresiv i Serbisë. Sipas tij, “armiqësia potenciale e Serbisë ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve ende vazhdon dhe kjo e bën rajonin të jetojë në tension të vazhdueshëm”. Duke folur  për agjencinë turke Anadolu, ai vlerësoi marrëdhëniet Turqi-Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë. Turqia në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë duke e mobilizuar NATO-n, ka luajtur rol të madh për përfundimin e luftës, gjë e cila është shumë e vlefshme për popullin kosovar. “Gjatë vizitës sonë, përshtypja ime që është nga takimet që kam bërë ishte se politikanët turq janë duke ndjekur zhvillimet politike në Kosovë dhe se janë shumë të informuar rreth kësaj çështje. Në bisedimet që zhvilluam gjithashtu ramë dakord që të zhvillojmë marrëdhëniet tona bilaterale”. Kurti në Turqi është takuar edhe me zyrtarë nga qeveria, por edhe emra nga parti opozitare. Duke folur për zhvillimet ekonomike mes dy vendeve, ai tha se Turqia, pas Gjermanisë dhe Anglisë, është vendi i tretë me radhë që investon më së shumti në Kosovë, por se kanë nevojë edhe për më shumë investime.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …