Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të vendit tonë që ta bëjnë regjistrimin e veturave me tabelat RKS dhe jo duke mbajtur tabelat e tyre ilegale. Sikur kanë bërë deri tani. Ai është cituar të ketë deklaruar se procesi do të bëhet nga 1 gusht deri me 30 shtator të këtij viti, derisa ka treguar edhe për lehtësimet që janë bërë për pajisjen me targa RKS. Gjatë kësaj kohe në 34 qendra të regjistrimit, do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale, në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën RKS”, ka thënë mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …