Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i gjithë-dituri, Albin Kurti, ka treguar se është kritikuar pse nuk ka blerë energji elektrike më herët. Duke u përgjigjur në këtë akuzë, kryeqeveritari, Kurti ka arsyetuar se kjo nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh nëpër frigoriferë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë. Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë Evropën por neve na ka goditur si një popullsi e varfër që jemi por ne po përpiqemi që përmes subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 ta zbusim sado pak këtë situatë. Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …