Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar lidhur me përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit. Fillimisht tha se është një situatë e montuar, dhe Radojiçiq i bën 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe do duhej të ishte ndryshe, që ai të kthehet në Kosovë dhe të arrestohet. Më pas Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Mimoza Kusarit. Në përgjigjen e tij të pakëndshme, Kurti tha se e kuptoj që po përpiqeni t’ i dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si është prerë e nga kush u organizua. Sekondat, për të cilët flet Kurti nuk ishin disa por 60 ndërsa për të kryer një akt antikombëtar, nuk duhen shumë sekonda. Duke u zënë në kurth me fjalët e veta, ai më në fund u detyra të distancohet ndërsa sqaroi se nuk e ka asgjë të afërt zonjën Kusari. Unë jam kryetar i Vetëvendosjes dhe Mimoza nuk është anëtare e saj. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. Vetëvendosja nuk e ka kryetarin diktator, tha Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se e vërteta është si drita, ajo nuk mbulohet me shoshë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …