Albin Kurti: Ushtrojeni të drejtën e juaj demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka votuar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor që zëri i tyre të dëgjohet në të ardhmen. “Dite e re dhe mot me diell ne zgjedhjet e para parlamentare. I inkurajoj çdo njërit që të votojë, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Ushtrojeni të drejtën e juaj demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet” ka thënë mes tjerash kryetari i Vetëvendosjes para medieve. Ai ka vazhduar më tutje të ju drejtohet votuesve në gjuhën angleze dhe serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …