Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka drejtuar akuza kundër vëllezërve Shkëlqim e Blerim Devolli, të cilët janë pasuruar shpejt dhe përtej imagjinatës së tyre dhe njohurve tona. Madje, sipas tij, kanë kaluar edhe pasurinë e Bill Gates e Steve Jobs. Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se për pak vite këta u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend si fabrika e miellit M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Fabrika e sfunxherit “Comodita dopio”, fabrika e lëngjeve “Tango”, “Z-mobile”, Qendra e homologimit, Terminali doganor në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, Birra e Pejës, madje edhe televizioni Klan Kosova është i tyre. Pasurimi i tyre ka ardhur si rezultat i kapjes së shtetit, pasi Devollët përfaqësojnë kapitalin e klanit Pronto. Devolli, Rukolli, Elkos e tajkunët e tjerë, përveçse nuk figurojnë si tatimpaguesit më të mëdhenj, i kanë kompanitë të cilat qendrën e tyre zyrtare edhe pse fiktive nuk e kanë në Kosovë. Kurti akuzoi Isa Mustafën se nuk është vënë në shërbim të qytetarëve, por të tajkunëve. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …