Albin Kurti

Albin Kurti: Vizitën në Greqi e kam shfrytëzuar më së shumti për takime me biznesmenë për çështjen e investimeve

Kryeministri,  Albin Kurti tha se qëndrimin në Greqi e ka shfrytëzuar më së shumti për takime me biznesmenë për çështjen e investimeve, duke saktësuar se në fushën e investimeve të huaja ai bën shumë përpjekje të cilat nuk i bën publike.  Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha Kurti, duke konsideruar se nuk bën të bëhet publik çdo takim i tij me investitorë të mundshëm, pasi armiqtë që nuk janë të paktë dhe ata do të mund t’i prishin punë Kosovës, saktësiëi Kurti, duke lënë të kuptohet se investitorët grekë janë miq. Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …