Albin Kurti

Albin Kurti zgjedhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me shumicë absolute të votave të fituara

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur rezultatet preliminare të votimit të brendshëm për kryetar të organizatës, sipas të cilave Albin Kurti është zgjedhur kryetar i VV-së, duke fituar 98.82 për qind të votave. Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm për kandidatin për kryetar, Albin Kurti kanë votuar 98.82%, kundër 0.61%, abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26% “Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falënderojmë të gjithë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …