Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dje në veri të Kosovës, ishin të qeta dhe pa incidente. Ai mendon se frika dhe shantazhi i Beogradit ndaj qytetarëve, ishte shkak i pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet që u mbajtën në katër komunat veriore dhe në 2 kuvendet komunale. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale, në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë. Kryeministri u ka dhënë të zgjedhurve një mesazh, që të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre. Qeveria do t’i përkrahë e do t I ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre, saktësoi, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …