Në fund të muajit mars në Zvicër jetonin 2 milionë e 37955 të huaj. 1 milion e 395.523 prej tyre ishin qytetarë të BE/EFTA-s dhe 642432, të shteteve të treta. Numrin më të madh të të huajve, me 319.008 banorë ose 15.7% të numrit të përgjithshëm vazhdojnë ta bëjnë shtetasit italianë. Menjëherë pas tyre, me 305.201 (15%) vijnë gjermanët, e pas tyre portugezët me 269.880 ose 13.2%, shkruan albinfo.ch. Në vendin e katërt, me 128.200 (6.3%) vijnë francezët ndërsa shqiptarët nga Kosova janë të pestët, me 111.944 banorë. Siç dihet tashmë, statistika njeh vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo edhe atë etnike. Në këtë mënyrë, në këtë listë nuk përfshihen shqiptarët si etni. Ndryshe, kur dihet se nga 65.525 (3.2%) shtetasit e Maqedonisë, sa figurojnë në këtë statistikë, rreth 90 % janë shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dilnin në vendin e katërt, pa llogaritur numrin e madh që tashmë ka pasaportë zvicerane.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …