Vetëm 260 milionë euro janë regjistruar si investime të huaja direkte për nëntëmujorin e parë në Kosovë. Nga vendet që ka investuar më së shumti është Zvicra me 61 milionë euro. Banka Qendrore e Kosovës bën të ditur se vlera më e lartë e investimeve në këtë nëntëmujor ishte në muajin prill dhe në gusht, me 47.1 dhe 46.6 milionë euro. Ndër shtetet që investuan më shumë në Kosovë në këtë periudhë prin Zvicra me 61.5 milionë euro, Turqia me 39.8 milionë euro, Mbretëria e Bashkuar 32.7 milionë euro, Shqipëria 28.8 milionë euro, Sllovenia 25.2 milionë euro, Austria 22.4 milionë euro, Gjermani 20.8 milionë euro, SHBA-ja 19.1 milionë euro dhe Italia me 4.3 milionë euro. Patundshmëritë, qiradhënia dhe aktivitetet e tjera biznesore përfituan 146.6 milionë euro nga investimet e huaja, duke lënë pas ndërtimin me 50.5 milionë euro. Shqipëria 65 biznese, Turqia 51 biznese, Gjermania 32, Zvicra 28, Itali 24, Serbia 24 biznese, Maqedonia 20 , SHBA 17 , Mbretëria e Bashkuar 14 biznese, Austria 9 dhe nga vendet e tjera 101 biznese.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …