150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Albinfo: “Në Kosovë i duan vetëm paratë tona”, ankohen “shacat”

Albinfo shkruan se një video e një shqiptari të Kosovës me qëndrim në Gjermani, i publikuar në internet, ka bërë shumë bujë. I riu në fjalë ankohet lidhur me trajtimin e keq dhe përbuzjen,  të cilave u nënshtrohet gjatë qëndrimit në Kosovë. Të huajt që jetojnë në Zvicër, gjatë verës shkojnë shpesh në vendin e prejardhjes. Dhe atje nuk gëzohen të gjithë për vizitën e tyre. 20 minuten ka përzgjedhur dhe botuar disa nga rrëfimet e lexuesve të vet që bëjnë fjalë rreth përvojave të qëndrimit në vendlindjet e tyre ose të prindërve të tyre.  “Secilin vit njësoj”, shkruan lexuesja A.L. “Ende pa e lëshuar këmbën në Kosovë, njerëzit pyesnin: “A na ke sjellë së paku ndonjë gjë?”. Ndërsa lexuesi F.I. nga Kroacia shkruan për përvoja të ngjashme. “Unë doja që të blija apostafat një veturë të vogël, për të udhëtuar me të në Kroaci. Në këtë mënyrë nuk do të dëgjoja më komentet e marra se po shkoja atje, vetëm “për t`u fryrë” (lëvduar).

“Njerëzit gëzohen vetëm për paratë tona

Një tjetër i ri thekson një problem tjetër: “Në Kroaci unë jam zviceran ndërsa në Zvicër jam `jugo`. Kudo që jam, njerëzit më shikojnë si të huaj”, shkruan ai i dëshpëruar.

Shumëkush nuk e di se ne edhe në Zvicër jemi “vetëm” të huaj, shkruan i riu nga Bosnja C.M. Sipas tij, njerëzit në vendlindje gëzohen vetëm për paratë dhe jo për ne si njerëz. Por ai e do megjithatë atdheun e tij dhe përpiqet që këtë anë të errët ta injorojë sa më shumë që është e mundur.

J.D. me prejardhje nga Kosova, reaksionet në Kosovë i shpjegon me supozimet e gabuara që kanë ata rreth nesh, përcjell albinfo.ch. “Vendësit na trajtojnë ashtu sepse na e kanë lakmi. Ata kanë ndjenjën se ne i fitojmë paratë ashtu thjesht, pa punuar për to”.

Edhe S.Z. ka përvoja të mira dhe të këqija nga vendi i të parëve të tij, Kosova. “Gjysma e vendësve janë mirënjohës se ne po i lëmë paratë atje dhe gjysma tjetër na quan `të huaj të mutit`(Scheiss-Ausländer).

Edhe zvicerani turpërohet me sjelljet e disa “shacave”

Ndërkaq zvicerani R.B. ka mirëkuptim për reaksionet e disa nga vendësit në shtetet prej nga vijnë “të huajt” e Zvicrës. “Mua si zviceran pa prejardhje të huaj gjatë qëndrimit në Kosovë më duhej pothuaj të turpërohesha”, rrëfen ai, transmeton albinfo.ch. “Një fëmijë (lypës) më kërkonte kanaçen tashmë të nuisur të kokakolës. Dhe në të njëjtin moment më kaloi para hundëve një  Ferrari i kuq me regjistrim të Zvicrës”.

Praktikisht të gjitha veturat e reja në Kosovë kanë ardhur ose nga Zvicra ose nga Gjermania. “Ata që mund të blejnë një makinë kaq të shtrenjtë, do të bënin mirë që për qëndrimin në atdhe të blinin edhe një makinë të dytë më të lirë e të vogël”, mendon zvicerano. “Ashtu nuk do të ngjallnin zilinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …