Albright: Kosova duhet të jetë një vend normal dhe ka drejt për ta mbrojtur territorin e saj

Madeleine Albright: Kosova duhet të jetë një vend normal. Ajo ka të drejtë për ta mbrojtur territorin e saj

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka të drejtë të vetos. Duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkanin, Olbrajt ka thënë se Kosova duhet të jetë  pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ajo  ka të drejtë për ta mbrojtur territorin e saj. Olbrajt  ndihet krenare për kontributin që ka dhënë lidhur me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Bosnje, para më shumë se dy dekadave. Ish sekretarja e shtetit amerikan, theksoi se kjo ndërhyrje bëri që të ndalet gjakderdhja që po shkaktohej nga Serbia. Ajo beson shumë se kryetari i ri amerikan, Xho Bajden ka një alternativë të re për Ballkanin dhe situatën që po kalojnë vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …