Haxhiu: Në dialog po shkojnë persona të papërgatitur që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë po ndajnë me Serbinë

Albulena Haxhiu: Afati kohor prej 48 orësh i caktuar nga Thaçi është skandal dhe shkelje e rëndë mbi Kushtetutën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për takimin Kurti-Thaçi i cili u mbajt dje për t’u konsultuar për mandatarin e qeverisë. Sipas saj, ai takim nuk ka qenë fare i nevojshëm, por se i janë përgjigjur ftesës në respekt të institucionit të kryetarit të shtetit. Haxhiu e ka quajtur skandal caktimin e afatit kohor prej 48 orësh nga Thaçi për dorëzim të emrit të mandatarit për krijim të qeverisë. Ajo thotë se me këtë i pari i shtetit shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët, sepse sipas saj, nuk ekzistojnë afate të tilla. Deputetja e Vetëvendosjes thotë se kjo u bë me qëllim nga Thaçi, pasi i njëjti e di që marrëveshja me LDK-në nuk është arritur ende.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …