Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kanë caktuar ende një takim të radhë. Edhe pse në media u raportua që të dy liderët do të takohen sot, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka konfirmuar për Ekonomia Online se ende nuk është caktuar takimi i radhës ndërmjet dy liderëve. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa para mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se sot do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. “Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …