Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Albulena Haxhiu arsyetoi nismën Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Kryetarja e Komisionit të Legjislacionit Albulena Haxhiu, ka arsyetuar nismën Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ajo ka shpjeguar se duke pasur parasysh edhe dështimin e organit të ndjekjes që të hetojë zyrtarë të lartë, të konfiskojë pasuritë e tyre, ne kemi menduar që mënyra më e mirë për të adresuar këtë çështje është përmes ligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pra, objekti që trajtohet këtu është pasuria e pajustifikueshme ose e paligjshme, dhe jo domosdo personi. Nuk ka nevojë që një person të jetë i dënuar për ta konfiskuar pasurinë e tij, mirëpo barra e provës në këtë rast i bie të pandehurit dhe jo siç është aktualisht prokurorit”, tha Haxhiu. Deputetët dhe të gjithë ata që janë pasuruar dhe po pasurohen në mënyrë të paligjshme kanë kundërshtuar ashpër nismën e Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ata duke qenë pjesë e pushtetit plaçkitës, nuk pajtohen me ligje që mund ta cenojnë pasurinë e tyre dhe të njëri-tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …