Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, kanë nënshkruar traktatin për dhënien Danimarkës me qira të një burgu të Kosovës

Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, kanë nënshkruar traktatin për dhënien Danimarkës me qira të një burgu të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri nga Danimarka, Nick Haekkerup, kanë nënshkruar të martën traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese. Po ashtu, ky traktat i hap rrugë edhe përkrahjes se projekteve për energji të gjelbër, si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve. Nënshkrimi i traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të Drejtësisë dhe Ekonomisë së dy vendeve më 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët. Danimarka kishte arritur një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë. Në kuadër të marrëveshjes, të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina, duke filluar nga viti 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …