Albulena Haxhiu: Do të ketë ndryshime në udhëzimin administrativ në rastet e akuzave për pengim të drejtësisë, jo për krime lufte!

Institucionet kryesore të Kosovës, përfshirë zyrat e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë, nuk iu kanë përgjigjur  kërkesës urgjente të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit për shtimin e buxhetit të mbrojtjes. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte premtuar se ndryshimet në udhëzimin administrativ do të ndikojnë vetëm në rastet e akuzave për pengim të drejtësisë, dhe jo për krime lufte. Megjithatë, këto premtime nuk janë përmbushur. Ministrja Haxhiu kishte deklaruar: “Mendojmë se , fokusi jonë duhet të jetë që të adresojmë kërkesat e ekipeve mbrojtëse që akuzohen për krime lufte. Mirëpo, për personat që akuzohen për pengim të drejtësisë, ne kemi bërë ulje të tarifave për këto raste.” Përkundër kësaj, ndryshimet në udhëzimin administrativ të datës 1 shkurt 2024, të cilat përfshijnë fshirjen e dy paragrafëve të nenit 11, kanë bërë që ekipi mbrojtës i Thaçit dhe Veselit të përballen me probleme të mëdha në pagesat e avokatëve.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …