Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka ri-potencuar së kërkesa e LDK-së për postin e kryetarit të vendit nuk është e arsyeshme dhe e pranueshme për Vetëvendosjen. Sipas saj qytetarët e Kosovës kanë shprehur dëshirën e tyre që qeveria e ardhshme të krijohet nga këto dy parti politike. Haxhiu thekson se me LDK-në nuk është problem i mirëbesimit por kërkesa e pakuptimtë e saj për pozitën e kryetarit të shtetit. Ky fakt sipas deputetës Haxhiu nuk duhet të shihet si mungesë besimi, por kërkesa e tyre për Vetëvendosjen është e papranueshme.
