Ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim të kryeministrit Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron përpjekje për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Duke e përmendur rastin e rezervave shtetërore, ajo thotë se ftesa ka mundur të bëhet më herët. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për KosovaPress thotë se Prokuroria Speciale po zhvillon “një luftë speciale” kundër qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sigurisht që nuk ishte diçka e habitshme, por në fakt është një tregues i qartë i luftës speciale që kjo prokurori po e bënë kundër kryeministrit Kurti”, thotë Albulena Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …