Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e kryeministrit Kurti lidhur me rezervat shtetërore, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të tij, që të intervistohet në zyrën e tij. Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët që thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, të refuzojnë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri tha ministrja e njohur për mendjelehtësi dhe arrogancë, Albulenë Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ambasadori, Christopher Hill, nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi
Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, …