Edhe Albulena Haxhiu, si shumë të tjerë, ka reaguar në rrjetin social. Në statusin e saj, ajo thotë se do ta kryejë me ndershmëri të plotë detyrën e re. Qeveria e re, sipas saj, do të jetë në shërbim të qytetarëve. “Mora detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës. Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka shkruar Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …