Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë së Qeveria u rrëzua me mocionin e planfikuar nga Thaçi dhe Mustafa. Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dëshpërohen sepse ky shtet do të bëhet dhe “do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë”. “Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin. Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim. Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi & Mustafa. LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite. Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …