Albulena Haxhiu: Ne, deputetët e akuzuar, nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik!

Katër deputetët e Vetëvendosjes të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës nuk do të shkojnë sot në seancën gjyqësore ku pritet të shpallet vendimi ndaj tyre.

“Ne, deputetët e akuzuar, nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik! Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur. Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Seancat e kaluara Haxhiu dhe Faton Topalli merrnin pjesë në seancë duke shkuar nga shtëpia ndërsa Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi nga paraburgimi pasi që nuk iu kishin përgjigjur ftesave të gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …