Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulenë Haxhiu, ka vlerësuar se nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin. Sa herë pushteti aktual flet për sistemin e drejtësisë, në fakt është e qartë që po përgatiten për kapjen edhe më shumë të tij. Kësisoj ndodhi edhe së fundi me zgjedhjen e Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai i mori 10 vota për, me asnjë votë kundër e me asnjë abstenim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pra me një disiplinë militariste, u renditën krejt votat për Bahriun! Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, u thanë shumë fjalë kundër korrupsionit, përfshirë këtu edhe nga ambasadorët e Quintit dhe znj. Apostolova. Çka mund të themi sot kur nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin?! Është e qartë, me këtë nomenklaturë të njerëzve nuk ka as drejtësi, as zhvillim sikurse është e qartë që po të kishim vetting, asnjëherë në krye të institucioneve nuk do të mund të instaloheshin njerëz të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …