Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me konfiskimin e 400 kilogramëve të drogës së llojit kokainë që u bë gjatë ditës së sotme në Lypjan. Haxhiu tha se aksioni i përbashkët, Itali, Shqipëri dhe Kosovë përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikëve, duke uruar që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund. Ministrja Haxhiu theksoi se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jepen me ligj për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. Tutje ajo ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie të drogës.
