Albulena Haxhiu: Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë do t'i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë në fund të shtatorit

Albulena Haxhiu njofton se një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se të enjten është takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Ajo ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për funksionimin e Gjykatës Speciale dhe për një vizitë të një delegacioni të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë, ku po mbahen në paraburgim ish krerët e UÇK-së. Ministrja Haxhiu ka thënë se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaji. “Asnjëherë, asnjë ministër i Drejtësisë nuk ka pasur as interesin më të vogël në raport me personat që janë në paraburgim, ne kemi menduar se është obligim i yni institucional që ta bëjmë një vizitë të tillë në raport me kërkesat që kanë, në raport me të drejtat e tyre, prandaj një vizitë e tillë do të bëhet në fund të këtij muaji, pra në fund të muajit shtator”, u shpreh Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …