Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pas letrës së nënshkruar me Danimarkën për të sjellë 300 të burgosur ka angazhuar Departamentin Ligjor nëse një vendim i tillë ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Sipas saj, në momentin që marrëveshja dorëzohet në Kuvend kjo nënkupton që është mbi ligjet në Kosovë dhe nuk ka nevojë për ndryshime të tilla. Por megjithatë jam në pritje edhe të një opinioni nga Departamenti Ligjor dhe do të veprojmë në përputhje me sugjerimet që marrim nga personat përgjegjës”, shtoi ajo. Zonja Haxhiu nuk përjashton mundësinë që të ketë incidente nga të burgosurit, duke shtuar se përgjegjësinë penale për të gjitha që mund të ndodhin ta ketë Kosova. Unë mendoj që Qendra e Paraburgimit në Gjilan e ka infrastrukturën e nevojshme dhe në atë qendër nuk kemi pasur rast të vetëm që është arratisura nga ajo qendër dhe incidentet mund të ndodhin edhe nga vetë të burgosurit tanë”, tha zonja Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …