leoni

Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu, thotë se caktimi i seancës për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht duket shumë i largët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se caktimi i seancës për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht duket shumë i largët. Sipas saj, gjatë kësaj periudhe subjektet e tjera mund të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje. “Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje. Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …