Albulena Haxhiu: Ambasadorët e kthyer nga ish-ministri Konjufca duhet të respektojnë vendimin

Albulena Haxhiu thotë se Kosova ia ka pa sherrin Thaçit i cili është në gjendje të bëjë gjithçka për hir të vetvetes

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas paralajmërimeve të kreut të vendit për formimin e qeverisë së re dhe heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. “Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jo kushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës. Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes! Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve. 400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …