Dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla kanë pasur vizitë të planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, atyre u është anuluar vizita me urdhër direkt të emisarit amerikan ne dialog, Gabriel Escobar. Burime të Paparacit brenda qeverisë kanë thënë se të dy ministrave u është thënë nga amerikanët se vizitat e tyre janë anuluar për shkak te kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti, për targat e serbëve në veri të Kosovës. “Të dy ministrat kanë pasur vizitë të përbashkët për takime në departamentin e drejtësisë në ShBA, por janë njoftuar se kjo vizitë do të anulohet”, kanë thënë këto burime. Për anulimin e vizitës se ministres Haxhiu ka folur ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Hoviener ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani, për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në Amerikë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …