leoni

Haxhiu sulmon rëndë kryetarin Thaçi me cilësimet ‘kriminel’ e ‘tradhtar’

Albulenë Haxhiu: Isa Mustafa e Hashim Thaçi të japin dorëheqje si shkelës të kushtetutës e si rrënues të Republikës

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu reagoi kundër arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës. Ajo ka shkruar se protesta ishte madhështore, paqësore dhe  më masive se ajo e 9 janarit. Ishte madhështore por edhe paqësore! Me arrestimet politike të para dy ditëve dhe arrestimin e sotëm të Dardanit situata do të tensionohet dhe këtë askush më nuk e vë në dyshim. Se përgjegjësit për tensionimin e situatës do të mbahen Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, poashtu askush këtë fakt nuk e vë në dyshim. Ajo ka kërkuar të ndalen arrestimet dhe Mustafa e Thaçi të japin dorëheqje si shkelës të kushtetutës e si rrënues të Republikës. Nuk do të ju tolerojmë të shkelni mbi ne dhe mbi ta, ka shkruar mes tjerash deputetja, Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …