leoni

Haxhiu

Albulenë Haxhiu: Kosova, nuk ka bazë ligjore që ta paguajë dëmshpërblimin për viktimat në rastin e Salih Mustafës

Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, ka deklaruar se Shteti i Kosovës nuk ka bazë ligjore që ta paguajë dëmshpërblimin për ata që i konsideron “viktima” Gjykata Speciale  në rastin e Salih Mustafës. Ajo thotë se  nuk mund të veprojmë në shpërputhje me legjislacionin që ka Republika e Kosovës. Ne e kemi Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit dhe ky Ligj jep mundësi Komisionit përkatës, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që të kompensojnë viktimat e krimit. Mirëpo për veprat të cilat nuk ndërlidhen me luftën. Prandaj ne edhe kemi sqaruar se rregullimi aktual nuk e adreson këtë çështje…unë mendoj se nuk ka bazë ligjore për të bërë një gjë të tillë”, deklaroi ajo. Gjykata Speciale kërkon që Salih Mustafa do u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij. Në këtë mënyrë Gjykata raciste antishqiptare ka joshur dëshmitarë të mbrojtur për t’u pasuruar, me gënjeshtra, se gjoja paskan qenë viktima të UÇK-së. Kjo gjykatë merret me kompensimin e dy treqind dëshmitarëve pa dinjitet e pa identitet publik dhe nuk i intereson fare fati i 13 mijë shqiptarëve dhe i ka vrarë dhe i ka masakruar Serbia kriminale e Millosheviqit, as shkatërrimi, djegia e rrënimi i vendbanimeve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …