Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Aleanca e Kosova e Re, nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj

Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, nga kryeministri, Ramush  Haradinaj, partia e Behxhet  Pacollit nuk e pranon këtë vendim. Aleanca e Kosova e Re, nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj. Lirimin nga pozita e ministrit të Brendshëm, e kanë kërkuar edhe Lista Srpska si kusht për mos shpalljen e Asociacionit të njëanshëm. Ky kusht erdhi pas arrestimit të Marko Gjuriqit, që ndodhi të hënën e kësaj jave. Jo zyrtarisht thuhet se  Haradinaj e shkarkoi ministrin Sefaj pas kërkesës së Listës Srpska, të udhëhequr nga Millan Radojçiq. Edhe pse vendimi i nënshkruar nga Haradinaj thotë se shkarkimi u bë për arsye të ndërprerjes së leje qëndrimeve të shtetasve turq dhe deportimit të tyre në Turqi, AKR nuk e beson këtë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …