Aleanca Kosova e Re

Aleanca Kosova e Re ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimit të partisë

Në prani të qindra mysafirëve dhe anëtarësisë së gjerë të partisë, Aleanca Kosova e Re ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimit të saj si parti. Nën tingujt e himnit shtetëror është hapur aktiviteti i organizuar, ndërsa më pas mbrëmja  është vijuar nga një dokumentar mbi veprimtarinë e Partisë që nga themelimi i saj si dhe veprimtarinë e liderit të saj z.Behgjet Pacolli. Për ta nderuar Presidentin Pacolli dhe anëtarësinë e AKR-së, në këtë përvjetor jubilar përveç figurave politike të partisë, kishin ardhur edhe mysafirë të shumtë nga jeta politike, kulturore dhe mediale e Kosovës. Në mesin e mysafirëve , të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive të tjera politike në vend.

Nën entuziazmin dhe thirrjet e të pranishmëve, mysafirëve me një fjalë rasti ju drejtua Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili tha se gjatë rrugëtimit 10 vjeçar, Aleanca Kosova e Re ka kaluar nëpër shtigje dhe pengesa të kohës, duke u përballuar kështu më sfida të shumta, por se nuk është ndalur asnjëherë, me besimin e fuqishëm në punën dhe angazhimin e saj për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës dhe rimëkëmbjen e saj ekonomike. Duke folur për orientimin liberal të partisë dhe programin e saj bashkëkohor politik, ekonomik e social, Presidenti Pacolli ka treguar se AKR ka platformë për ekonomi të tregut të lirë si dhe për bashkëpunim gjithëpërfshirës më vendet e zhvilluara perëndimore, duke qenë në partneritet të përhershëm strategjik si dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të dhe aleatët e saj në Evropë. Lideri i AKR-së ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Aleancës Kosova e Re për një qeverisje që do të bëjë reforma rrënjësore, të cilat i përgjigjen interesave dhe kërkesave të qytetarëve, më qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta për të gjithë. Mbrëmja më pas ka vazhduar me një koktej rasti të organizuar për të pranishmit ndërsa më vonë, lideri i AKR-së, z.Behgjet Pacolli ka ndarë edhe disa Mirënjohje për ata që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në Aleancën Kosova e Re.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …