Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së AKR-së në Vushtrri, Arta Haxhaj, ka thënë se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuara, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët. Kryetari Behxhet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot. “Mënyra e re, mënyra moderne e ekonomisë është ajo të cilën Kosova absolutisht duhet ta fillojë. Tani është koha. E kam fjalën për fillimin e erës së globalizimit. Globalizmi dominon sot botën dhe krijon mundësi punësimi dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik e ngritjes së vetëdijes së njerëzve. Programi i AKR-së koncentrohet aty, në dy shtylla: ta kthejmë ekonominë e Kosovës sa më shpejt që ajo të jetë pjesë e ekonomisë globale dhe industria e shërbimeve. Shteti ynë është shteti ideal, rinia jonë aktive dhe e shëndoshë është e gatshme t’i hyjë edhe kësaj sfide dhe të jap shërbime globale”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …